Sot në orën 17:45, startojnë dy sfida të vlefshme për javën e 32-të në Superiore. Tirana dhe Kukësit përplasin brirët në “Selman Stermasi”, në një sfidë ku Tirana dhe mund të fitojë titullin kampion.
Në rast fitoreje me diferencë prej tre golash, bardheblutë do të shpalleshin matematikisht kampionë, ndërsa Kukësi do të synojë të marrë triumfin, që të mbajë gjallët shpresat për titullin. Edhe në Ballsh, është një sfidë shumë interesante, mes Bylisit dhe Partizanit. Më poshtë, do të njiheni dhe me formacionet zyrtare të dy sfidave.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Lika, Vangjeli, Mucca, Hoxhallari, Ismailgeci, Çelhaka, Karabeci, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo. Trajner: E. Egbo
KUKËSI: Xhika, Lulaj, Musolli, Krasniqi, Maliqi, Limaj, Rroca, Kotobelli, Et’hemi, Cooper, Abazaj. Trajner: O. Shehi
BYLIS: Hidi, Ntephe, Janku, Shkalla, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Ndreca Murataj, Sallaku, Malci. Trajner: V. Dovedan
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Hakaj, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Llanaj. Trajner: A. Sormani

