Gjyqtari Besim Trezhnjeva në “sitën” e vettingut: Ajo që dëgjuat pasuria ime

schedule11:45 - 11 Prill, 2018

schedule 11:45 - 11 Prill, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtim pasurinë dhe pastërtinë e figurës së gjyqatarit të Gjykatës së Apelit Besim Trezhnjeva. Vendimi pritet të jepet ditën e premte, ndërsa vetë gjyqtari ka deklaruar se pasuria e tij nuk ka asnjë të paligjshme.

Besim Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që kalon në sitën e procesit të Vettingut.

Vlerësimi i burimit të pasurisë dhe pastërtia e figurës së tij u morën në shqyrtim në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Avokati i gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Fatmir Braka, ka kërkuar të caktohet një grup ekspertimi për për të bërë rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhëna për pasurinë nuk qëndrojnë.Kjo kërkesë u rrëzua nga komisioni me argumentin se i ka vetë kushtet ta bëjë këtë vlerësim.

Vendimi pritet të jepet ditën e premte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas përfundimit të seancës dëgjimore gjyqtari Besim Trezhnjeva tha për median se pasuria e rij është e ligjshme, por llogaritja e saj dhe verifikimi nuk është bërë i saktë.

“Bashkë me bashkëshorten kam 75 vite punë, me vajzën dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime”.

Dy gjyqtarët e tjerë që iu nënshtruan procesit të Vettingut janë Fatos Lulo që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tusha, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

/abcnews.al