Një 11-vjeçar nga Miami-Dade në Florida është bërë personi më i vogël në moshë që humb jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar Departamenti i Shëndetit në Florida.
Sipas të dhënave të fundit shëndetësore, ai është minoreni i tretë në Florida që humb jetën si pasojë e virusit. Dy të tjerët ishin një vajzë 16-vjeçare në qarkun Lee dhe në djalë 17-vjeçar në qarkun Pasco.
Të dhënat tregojnë se rasti i djalit 11-vjeçar nuk është një rast i lidhur me udhëtimet, por është e paqartë nëse ai kohëve të fundit kishte pasur kontakte të ngushta me këdo që ka pasur Covid-19.
Departamenti i Shëndetit në Florida i tha CNN se fëmija kishte pasur edhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
Që nga e Premtja e kaluar, 7,000 të mitur në Florida kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në këtë shtet është 169,106. /abcnews.al/