“E ndjej besimin e Milanit, më pëlqen të luaj në krah. Ibra? Si vëlla i madh për mua”

schedule18:57 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:57 - 2 Korrik, 2020

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Spal mbrëmjen e kaluar, madje edhe pika erdhi nga një autogol i Vicarit në minutën e tretë shtesë. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa Rafael Leao shkurtoi diferencën në minutën e 79-të.

Goli i katërt në Serie A për 21-vjeçarin portugez, i cili flet për Sky Sport Italia rreth sezonit të parë me Milanin, pozicionit të tij të preferuar në fushë, të ardhmes dhe Zlatan Ibrahimovic.

E ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Unë punoj çdo ditë për të luajtur si titullar, jam gjithmonë gati për Piolin. Objektivi im është të bëhem titullar i Milanit dhe të jem një lojtar i rëndësishëm për këtë klub.

Jam i lumtur këtu, shpresoj të qëndroj sa më gjatë te kuqezinjtë. Më pëlqen të luaj në krah, kam shumë hapësira aty, mund të tentoj driblimin, të dhuroj asiste dhe të gjej golin duke u futur për në qendër.

Ibrahimovic? Ai është si një vëlla i madh për mua, më jep shumë këshilla se si të përmirësohem. Zlatan e sheh gjithmonë duke buzëqeshur dhe është një shok skuadre madhështor. Jashtë fushave është një person ndryshe, më jep shumë besim me fjalët e tij“, deklaron Leao. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!