“Po bën lojë me PD-në”, Hajdari me tone të ashpra ndaj Ramës

schedule13:15 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:15 - 2 Korrik, 2020

Deputetja Rudina Hajdari në senancën e sotme plenare ritheksoi sërish se listat e hapura janë prioritet i saj.

Hajdari theksoi se PS dhe mazhoranca duhet të dalë me një qëndrim të saj. Nëse do të mbështesë qytetarët që duan ndryshimin apo do të vazhdojë të mbështesë 10 % e atyre që kundërshtojnë zhvillimin e vendit.

Hajdari nga foltorja e Kuvendit theksoi se kryeministri duhet t’i tregojë qytetarëve shqiptarë se nuk po bën lojë me Partinë Demokratike apo me opozitën jashtëparlamentare.

“Ne që jemi në Kuvend kemi marrë përsipër të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që duan listat e hapura. Janë plot 75 % e qytetarëve duan listat e hapura. Ka ardhur koha që PS, mazhoranca të jetë e qartë në qëndrimin e saj. A do të zgjidhni të jeni pjesë e këtyre njerëzve që duan t’i mbajnë listat e mbyllura? Si do të ecim para?

Lexo edhe: Reforma, Rama: Kuvendi nuk merr urdhra nga jashtë, e keni firmosur vetë marrëveshjen

Do të jeni pjesë e këtyre 10 %. Do të rrini pas militantëve dhe do t’i shërbeni interesave të ngushta? Apo do të bëheni pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe do ti nderoni ata duke mbështetur listat e hapura.  Nëpërmjet listave të hapura dhe mbështetjes se qytetarëve shqiptarë i tregojmë atyre që jo vetëm duam listat e hapura , por duam zhvillim në këtë vend, dhe duan një demokraci funksionale.

Ndaj Edi Rama, nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice, dije mirë se do të jesh i humbur. Sot duhet të dalësh të na tregosh se nuk është thjesht një lojë që ke me PD dhe me atë opozitë jashtëparlamentare që vazhdon të jetë pjesë e atij 10 %. Duhet të tregosh këtu se ti qëndron për atë pjesë të shumicë së shqiptarëve që duan ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Hajdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!