Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama mbledh sot qeverinë dhe Grupin Parlamentar të PS-së

schedule08:02 - 24 Korrik, 2026

schedule 08:02 - 24 Korrik, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh këtë të premte qeverinë dhe grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Një ditë më parë, Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet ta mbajë sot para socialistëve.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ketë edhe një reflektim për protestuesit e vërtetë.

Ai pohoi se tashmë në bulevard nuk zhvillohet më “protesta e flamingove”, por vetëm ajo e “sorrave dhe korbave”.



““Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.

Mbledhja siç e paralajmëroi kryeministri Rama pritet të nisë në orën 09:30 minuta./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!