Reforma, Rama: Kuvendi nuk merr urdhra nga jashtë, e keni firmosur vetë marrëveshjen

schedule13:17 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:17 - 2 Korrik, 2020

Duke folur nga foltorja e Kuvendit për çështjen e Reformës Zgjedhore, kryeministri Rama u shpreh se duhet të krijohet një konsensus ndërsa shtoi se palët duhet të pajtohen me faktin që nuk mund të marrin gjithçka.

Po ashtu, duke iu referuar opozitës jashtëparlamentare, kreu i qeverisë u shpreh se Kuvendi nuk merr urdhra nga jashtë, dhe se ata nuk kanë asnjë tagër që ta bëjnë këtë.

Rama u shpreh:

“Zonja Hajdari, besoj që për sa na takon jemi përpjekur gjatë gjithë kohës që ta shprehim respektin për nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju këtu brenda.

Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozitës dhe duke iu konsideruar ju si mbetje e përkohshme në këtë parlament por si deputetë legjitim të këtij parlamenti dhe si opozita që ky parlament ka. Natyrisht që nuk do të shihte mbase të udhës që të shpjegojë se kjo qasje e jona nuk është thjesht me faktin që nuk i kemi votat pasi për ta miratuar Kodin Zgjedhor dihet që kërkohet një shumicë e cilësuar të cilën nuk e kemi. Po e sjell këtu këtë fakt për të nënvizuar atë që ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit aq më pak rrugën e aritmetikës sikundër për fat të keq si edhe më parë kolegu juaj Myslim Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë pazar apo lojë të Damianit me Oerdin duke blerë vota.

Ndërkohë që pa diskutim sot konsensusi nuk është dot produkt i shëndetshëm nëse shihet si një rezultat i një marrëveshje mes dy palëve ndërkohë që janë 3 palë faktikisht, pavarësisht se ju zonja Hajdari e keni firmosur marrëveshjen ku më pas është ngritur puna. Besoj që ne na takon si forca më e madhe politike por edhe si një forcë që ka përgjegjësinë të shohë përtej interesave të saj të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus. Dua t’ia u kujtoj juve tani dhe çuditërisht kanë një vetëndjerje të habitshme që dërgojnë edh ultimatume nga jashtë për çfarë duhet të bëj Kuvendi që edhe Partia Socialiste ka të drejtën të thotë diçka.

Vini edhe vetëm kërkoni dhe vini e bini këmbës për të marrë atë që i duhet popullit se në emër të popullit flisni të dyja palët ndërkohë që vullnetin e popullit e përfaqësojmë ne jo ju. Atyre që janë jashtë u them që nuk keni asnjë tagër të jepni urdhra Kuvendit. I drejtohem kryetarit të Kuvendit që sot ka marrë një urdhër nga jashtë por edhe unë, jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa kushte. Unë nuk di ndonjë institucion tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese që mund t’i diktojë Kuvendit të bëj këtë apo atë..” /abcnews.al/