Biznesi i vogël/ Rama: Futja në TVSH nuk rrit barrën mbi ta

schedule15:22 - 10 Prill, 2018

schedule 15:22 - 10 Prill, 2018

“Tallje të madhe nga politikanët pa atdhe”, e konsideron kryeministri Edi Rama protestën e uljes së qepenave në tregjet bashkiake.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë sqaron se tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së.

“Ne bëmë zero taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve, nuk rrit aspak barrën mbi ta, po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, shkruan kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij ndaj protestës së sotme./abcnews.al