Everton po kalon një formë shumë të mirë dhe diçka të tillë po e tregon edhe në ndeshjen shtëpiake kundër Leicester City. Djemtë e Carlo Ancelottit kanë shënuar dy gola të shpejtë dhe udhëheqin 2-0.
Richarlison zhbllokoi shifrat në minutën e dhjetë. Sulmuesi brazilian finalizoi një aksion të shpejtë të vendasve dhe gjeti golin e 11-të në Premier League për këtë sezon. Everton realizoi sërish gjashtë minuta më pas.
Skuadra nga Liverpuli, fitoi një penallti pas 38 ndeshjeve dhe iu fal VAR-it. Islandezi Sigurdsson nuk gaboi nga pika e bardhë dhe ktheu në gol një penallti të akorduar për Everton.
1 – Everton have been awarded their first penalty of the season in the Premier League, having been the only side yet to win one. They had gone 38 league games without taking a spot-kick. Technology. pic.twitter.com/MV5GvKfBJx
— OptaJoe (@OptaJoe) July 1, 2020
Djemtë e Ancelottit nuk kanë pësuar akoma gol që prej rifillimit të kampionatit anglez, ndërsa “Dhelprat” e vendit të tretë kanë vënë në rrezik serioz kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al