Qindra emigrantë shqiptare që po kthehen në Greqi, pas festimit të Pashkëve në atdhe, po përballen me radhë dhe pritje të gjata në doganën e Kapshticës.
Kthimi në Greqi i emigrantëve, të cilët kaluan Pashkën në atdhe, po shoqërohet me vonesa dhe radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit.
Vargu i mjeteve që prisnin të kalonin në vendin fqinj arriti deri në fshatin Kapshticë. Emigrantët u bllokuan për disa orë në doganën shqiptare.
Shumica prej tyre rrezikuan edhe ditën e punës. Situatë që përsëritet në çdo festë.
Policia jonë kufitare ka vënë në dispozicion të gjitha sportelet.
Ndërsa pala greke ka hapur vetëm 3 sportele në hyrje, të cilët duket se janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin./abcnews.al