Klubi i Atleticos së Madridit duket se nuk është më i interesuar për shërbimet e sulmuesit të PSG-së, Edison Cavanit. Madrilenët kanë rreth një vit që e kërkojnë uruguaianin, madje në merkaton e janarit ata ishin shumë pranë finalizimit të marëveshjes.
Sipas raportimit të gazetës spanjolle “AS”, tashmë drejtuesit e Atelticos e kanë përqëndruar vëmendjen të sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik. Polaku konsiderohet si i duhuri për sulmin e Diego Simeones dhe “Los Colchoneros” janë gati t’i ofrojnë atij 5 milionë euro neto në sezon.
Nga ana tjetër, Cavani është e sigurt që nuk do të luajë për kampionët francezë në sezonin e ardhshëm. Inter dhe Roma janë dy ekipet që janë në garë për sulmuesin 33-vjeçar, ku romakët janë paksa më të favorizuar për të arritur firmën me Cavanin. /abcnews.al