Përllogaritet rreth 100 milion euro, dëmi financiar i shkaktuar nga katër ditët e grevës së punonjësve të hekurudhave në Francë. Këta të fundit kundërshtojnë planin e reformave të propozuara nga presidenti francez Emanuel Macron.
Në Francë është shënuar dita e katërt e grevës kundër reformës për hekurudhat në vend. 43 për qind e personelit të domosdoshëm për qarkullimin hekurudhor nuk kanë pranuar të punojnë, ndërsa në rradhët e makinistëve janë 74 për qind ata që i janë bashkuar grevës. Rreth e qark kryeqytetit francez trafiku arrinte në më shumë se 400 kilometra. Disa grevistë kanë bllokuar dhe autobusët që niseshin nga Lil, alternativa e vetme ndaj shërbimit hekurudhor këto ditë greve. Kjo e fundit u paralajmërua nga sindikata e hekurudhave, por jot ë gjithë kanë qenë dakord pasi dëmi financiar në këto katër ditë greve është rreth 100 milion euro. Sindikatat gjithësesi kanë paralajmëruar një grevë të shpërndarë në një periudhë kohore prej tre muajsh, që nga fillimi i prillit e deri në muajin qershor. Ata protestojnë kundër reformës në hekurudha të propozuar dhe tëkërkuar me këmbëngulje nga presidenti i vendit Emanuel Makro. Ndërkohë në internet janë mbledhur më shumë se 500 mijë euro në mbështetje të grevistëve. Por nga ana tjetër projektligji i reformave është dorëzuar në asamblenë kombëtare, objektivi i reformave është ekuilibrimi i bilancit të shoqërisë kombëtare të hekurudhave franceze, modifikimi I kontratave të punës në sector si dhe futja e konkurrencës. /abcnews.al