Kopshtet gjithnjë e më tepër po shihen si zgjedhja e parë e prindërve për të dërguar fëmijet e tyre. Arsye kryesore, ata paraqesin gjendjen ekonomike, ndërsa thonë se punësimi i një dado ka kosto më të lartë.
20 vite më parë, Trëndelina ka qenë një nga edukatoret e kopshtit numër 20 në Tiranë. Sot, ajo ka zgjedhur po këtë kopësht për të sjellë mbesën e saj. Kopshtet gjithnjë e më tepër po shihen si zgjedhja e parë e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre. Mbi nëntë mijë fëmijë u regjistruan këtë vit në 94 kopshte publike dhe private të kryeqytetit këtë vit.
Arsyeja e parë e prindërve është kostoja më e ulët. Të punësuarit e një dado do t’ju kushtonte më tepër. Të tjerë prindër janë dyshues për përgatitjen e tyre.
Shoqërimi me fëmijë të tjerë ndihmon në socializimin më të shpejtë të të vegjëlve. Ndërsa mësimi, sipas një programi të caktuar, i përgatit për klasën e parë, mendojnë prindërit.
Për këto arsye në Durrës rreth 2400 prindër jua kanë besuar kujdesin e fëmijëve të tyre edukatoreve.
Ndërsa në Lushnje rreth 750 fëmijë akomodohen në shtatë kopshtet publike të qytetit. Nga një vëzhgim i kryer nga ABC News, kopshtet mbeten më të parapëlqyera nga prindërit në shumë qytete të Shqipërisë./abcnews.al