122 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Kosovë.
IKSHPK bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në: Prishtinë 41 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 10 raste, Gjakovë 8 raste, Prizreni 7 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Gjilan 5 raste, Vushtrri 5 raste, Podujevë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.
Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 2799, ndërsa 1506 pacientë janë shëruar.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 49 persona./abcnews.al