Pas zyrtarizimit të Arthur te Juventus për 72 milion plus 10 milion bonus, edhe Miralem Pjanic është zyrtarizuar te Barcelona. Boshnjaku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me katalanasit dhe do të jetë në Camp Nou deri në fundin e sezonit 2023/24.
Barcelona ka paguar 60 milion plus 5 milion bonuse për shërbimet e Pjanic, duke i vënë dhe një klauzolë të çmendur: Plot 400 milion euro. Pjanic u transferua te Juventusi nga ekipi i Romës në verën e vitit 2016 për 32 milion euro.
30 vjeçari ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar katër të tjerë për Juventusin./abcnews.al
Acord amb la @juventuscf per al traspàs de @Miralem_Pjanic
? Benvingut!
?❤️ #PjanicCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) June 29, 2020