COVID-19/ India hap një ndër spitalet më të mëdha në botë

schedule11:46 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:46 - 29 Qershor, 2020

India ka hapur një ndër spitalet më të mëdha në botë për të luftuar  koronavirusin.

Qendra e Kujdesit Sardar Patel COVID, ka deri më tani 10,000 shtretër në dispozicion, sipas njoftimit të qeverisë.

8,000 shtretërit e tjerë, të cilët  ndodhen në zonën Chattarpur të Delhi , do të jetë në përdorim nga e mërkura.

Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah dhe Kryeministri i Delhi Arvind Kejriwal vizituan qendrën e kujdesit të shtunën.

Në një mesazh të postuar në Twitter, Kejriwal e cilësoi qendrën si “ndër spitalet më të mëdha në botë”.

Hapja e spitalit përkoi me publikimin e të dhënave të ministrisë së shëndetësisë në Indi të dielën që treguan rritjen më të madhe  të rasteve të reja në 24 orë.

Vendi raportoi 19.906  raste të reja dhe 410 viktima nga virusi, duke çuar në 528.859 numrin e të infektuarve dhe 16.095 viktima.

Delhi u bë qyteti më i prekur në vend të mërkurën, duke tejkaluar Mumbain./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!