Një e treta e personave që i kanë mbijetuar koronavirusit mund të kenë mësuar dëmtim afatgjatë të mushkërive.
Ky lloj dëmtimi i bën të mbijetuarit e Covid-19 që të kenë probleme me frymëmarrjen, sipas një studimi të ri. Koronaviruset e tjerë, si SARS dhe MERS, dihet tashmë se i shkaktojnë dëme të qëndrueshme mushkërive.
Ndërsa për Covid-19, pasojat që mbeten tek të sëmurët janë ende duke u studiuar. Mjekët thonë se kjo sëmundje respiratore do të jetë e ngjashme me koronaviruset e tjerë dhe mund të çojë në fibrozë pulmonare si dhe dëme të pakthyeshme të mushkërive.
Udhëzime, te papublikuara , që kanë “rrjedhur” nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe, thonë se deri në 30 për qind të të mbijetuarve nga Covid-19 mund të pësojnë dëme afatgjatë të mushkërive, nëse virusi ndjek të njëjtën rrugë me SARS ose MERS.
Po ashtu, paralajmërohet se të mbijetuarit mund të përballen me “dëmtime të vazhdueshme fizike, njohëse dhe psikologjike’, përfshirë sindromën e lodhjes kronike.
Udhëzimet e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, të para nga The Telegraph, u janë dërguar personeleve mjekësore dhe shërbimeve komunitare që përfshijnë mjekët e familjes dhe infermieret e distriktit. /abcnews.al/