Vjen goli i parë në ndeshjen Parma-Inter dhe vendasit kanë kaluar në epërsi. Gervinho është autori i golit në minutën e 15-të.
Sulmuesi afrikan veproi bukur në krahun e majtë, dribloi kë i doli para dhe shënoi nëpërmjet një goditje të fortë.
Kastriot Dermaku e ka nisur si titullar ndeshjen e sotme dhe ky është një avantazh i rëndësishëm për Parmën.
Interi nuk do pajtohet me këtë rezultat dhe tani pritet përgjigja e djemve të Antonio Contes, të cilët shohin t’i afrohet Atalanta nga poshtë. /abcnews.al

