“Italia doli nga pandemia me masa inteligjente”, Shehu: Shqipëria, në situatë më të rëndë se në mars

schedule10:08 - 28 Qershor, 2020

schedule 10:08 - 28 Qershor, 2020

Shqipëria është në një situatë më të rëndë epidemiologjike se në mars, më një humbje gjigante ekonomike të vendosur në “listën e zezë” të OBSH. Kjo sipas ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehut, i cili ka krahasuar të dhënat e Italisë dhe Shqipërisë sa i përket pandemisë.

Në një postim të tijin në Facebook, Shehu shkruan se sot duhet te kishim “dale” nga situata, “siç ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.”

Sipas tij, ndërsa “Italia me masat inteligjente e një ecuri konstante “doli”, ne vazhdojmë të zhytemi në errësirë e izolim ndërkombëtar duke pasur shtim të rasteve, Kolaps dhe kthim ne ”qendra” kontaminimi të institucioneve shëndetësore të pambrojtura, paralizim të mjekëve të familjes etj.

Postimi i plotë:

Rama me heshtjen nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid!

Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena per dje (per 1 milion banore):

Shqiperia           Italia.

Raste te reja           21,7                   2,5

Vdekje                     0,85                   0,1

Ne reanimacion       4,6                    1,4

Raste te reja/sheruar     1,22           0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:

-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.

-Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura.

-Mjekun e familjes te paralizuar.

-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme.

-Popullesine te pa pajisur me maska.

-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.

”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!