Eksperti i Suedisë: Drejtuesit politikë ranë pre e presionit, e tepruan me karantinën

schedule15:20 - 26 Qershor, 2020

schedule 15:20 - 26 Qershor, 2020

Eksperti kryesor i Suedisë për viruset është shprehu së fundmi  se “bota u çmend” me karantinat e vendosura për koronavirusin.

Anders Tegnell, i cili këshilloi autoritetet e Suedisë që të shmangnin karantinën e plotë në favor të “imunitetit të tufës”, është shprehur së fundmi se liderët botërorë ranë pre e presioneve politike  nga paniku i krijuar.

Në këtë mënyrë, sipas Tegnell, ata dëmtuan ekonominë në një shkallë që tejkalon benefitet e fituara nga karantina e plotë.

Kujtojmë këtu se Suedia ka konfirmuar deri më tani 68,390 raste me Covid-19 si dhe 5,230 vdekje, shifra shumë herë më të larta se fqinjët nordikë, por ekonomia e vendit mbeti e paprekur.

Madje, ekonomia në Suedi pa një rritje të lehtë në çerekun e parë të vitit.

Tegnell po ashtu kritikoi edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi kjo e fundit e listoi Suedinë në 11 vendet ku përhapja e virusit po përshpjetohet. Sipas tij, OBSH i ka kuptuar gabim të dhënat.

Ai shtoi se rritja e rasteve javën e shkuar vjen si pasojë e rritjes së testeve të kryera, që do të thotë se rastet pa simtoma që më parë “shpëtonin” tashmë po numërohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!