VIDEO/ Liverpool kampion i Premier League, Chelsea shkakton festë të “kuqe”

schedule23:11 - 25 Qershor, 2020

schedule 23:11 - 25 Qershor, 2020

Chelsea ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Manchester Cityt, por festa nuk ishte as blu, dhe as në Londër, por e kuqe dhe në Liverpul. Kjo humbje e Cityt i dha automatikisht titullin kampion Liverpoolit, i pari pas 30 vitesh. Madje, i pari në epokën Premier League, pasi këtë emër kampionati anglez e mori në sezonin 91/92.

Një titull mëse i merituar për Liverpool, ndërsa Manchester City duhet të luftojë sërish sezonin tjetër. Ndërsa për Chelsea, objektivi Champions League është edhe më pranë, një arritje fantastike e Lampard dhe “djelmoshave” të tij.

Pulisic dhe Ëillian shënuan për Blutë e Londrës, ndërsa golin e vetëm për djemtë e Guardiolës, e shënoi De Bruyne në të 55-ën. City e mbylli dhe me 10 futbollistë takimin, pas kartonit të kuq të Fernandinhos në të 77-ën. Po, dhe për mbyllje, një detaj shumë interesant.

Në më shumë se 20 vite, kapiteni legjendar i Liverpool, Steven Gerrard, nuk arriti t’i japë titullin kampion të kuqve, ndërsa Lampard, rivali i tij më i madh, sapo i dha titullin Liverpoolit…/abcnews.al

https://streamable.com/y9s8p4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!