Juventus dhe Barcelona pritet të mbyllin marrëveshjen mes tyre për shkëmbimin e dy futbollistëve, Arthur Melo dhe Miralem Pjanic. Gianluca Di Marzio raporton se brenda 48 orëve pritet të konkretizohet gjithccka, pasi palët janë afruar ndjeshëm.
Juventusi, veç boshnjakut, do të duhet të paguajë edhe 10 milion euro për kartonin e brazilianit të Barcelonës. Fillimisht katalanasit donin 15 milion euro, por kanë bërë një lëshim.
Vlerësimi për Arthur Melo ishte 70 milion euro, kurse për Pjanic 60 milionë. Gjithsesi mesfushori brazilian po tenton të përfitojë nga situata dhe po mundohet të përfitojë një pagë sa më të lartë. Në Spanjë merr rreth 5 milion euro, kurse te Juventusi dëshiron të paktën 7 milion euro në sezon. /abcnews.al