80 vite për t’u thyer, David Silva i ri vendos rekord në La Liga

schedule10:28 - 25 Qershor, 2020

schedule 10:28 - 25 Qershor, 2020

Më shumë se 80 vite për t’u thyer një rekord në La Liga. Një ditë më parë, në ndeshjen Real Madrid-Mallorca u fut në fushë i riu Luka Romero. Ende nuk i ka mbushur 16 vjeç dhe tashmë është lojtari më i ri që debuton në La Liga.

I lindur në Meksikë, por me baba argjentinas, Luka vendosi rekordin e ri.  15 vite e 219 ditë nga lindja e tij pati mundësinë të luante në kampionatin elitar të Spanjës. Rekordi i parë ishte vendosur në vitin 1939 nga Francisco Bao Rodriguez, i njohur me emrin sportive Samsoni (15 vjeç e 255 ditë).

“Ishte një moment i paharrueshëm. Faleminderit të gjithëve në stafin teknik dhe në klubin e Real Mallorca, që më dhanë këtë mundësi. Kurrë nuk do ta harroj këtë botë. Nuk ishte gjë e mirë të humbisje, por ne do të vazhdojmë të kemi besim për të ecur përpara”, shkruan mesfushori i avancuar, i cili është krahasuar me David Silva për stilin e lojës.

Trajneri i Mallorca, Vicente Moreno, tha pas ndeshjes: “U mundova thjesht ta qetësoja. I vendosa dorën te zemra dhe mund t’ju them se po i rrihte shpejt. Kjo është normale për një fëmijë të moshës së tij. Ai e meritonte të luante, ndaj edhe e aktivizova”. /abcnews.al