Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tirana e Kukësi nuk shpenzojnë energji, edhe Teuta në gjysmëfinale

schedule18:22 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:22 - 24 Qershor, 2020

Pas 90 minutave të çerekfinaleve të dyta të Kupës së Shqipërisë, kemi mësuar tre ekipe gjysmëfinaliste: Teuta, Tirana dhe Kukësi. Bardheblutë kryeqytetas dhe verilindorët e kishin më të thjeshtë kualifikimin, pasi i kishin fituar sfidat e para, ndërsa Teuta kishte marrë vetëm një barazim 2-2 në Shkodër kundër Vllaznisë.

Edhe pse e kishte fituar takimin e parë ndaj Apolonisë me rezultatin 1-2 në transfertë, Kukësi nuk u kursye në gola, duke fituar me rezultatin 3-1. Lulaj, Shkurtaj dhe Et’hemi shënuan për djemtë e Shehit, ndërsa golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Gjata me penallti.

Teuta fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Vllaznisë. Sherri i priti një penallti Kallakut që në minutën e nëntë të sfidës, ndërsa Shehu la Vllazninë me 10 futbollistë në fillimin e pjesës së dytë. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Renato Arapi.

Tirana nuk shpenzoi shumë energji kundër Besëlidhjes në Lezhë, pasi e kishte fituar sfidën e parë me rezultatin 5-1. Në sfidën e sotme, ekipet u ndanë në barazim 1-1, pas golave të Dordevic dhe Muçit./abcnews.al

27’ – Goli i Lulajt (1-0)

43’ – Goli i Shkurtajt (2-0)

75’ – Goli i Gjatës  (3-1)

https://streamable.com/j8ez76

47’ – Goli i Dordevic

90+2’ – Goli i Muçit

https://streamable.com/tth026

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!