Apple ka krijuar një funksion të ri të quajtur CarKey, që lejon shoferët të hapin dhe ndezin makinën, duke përdorur Iphone dhe kompania e parë që do adoptojë sistemin do të jetë BMW-ja. Çelësi dixhital i makinës do të jetë i disponueshëm vetëm për sistemin aktual operativ iOS 13 të Apple, si dhe sistemin e ardhshëm iOS 14.
Drejtuesit do të jenë në gjendje të lidhin iPhone-n ose Apple Watch-in e tyre me automjetin përmes teknologjisë NFC, dhe pastaj nëpërmjet skanimit të fytyrës ose gjurmëve të gishtërinjve do të hapin automjetin.
Drejtuesit gjithashtu do të jenë në gjendje të shkëmbejnë çelësat dixhital të makinave me miqtë ose anëtarët e familjes (deri në 5 persona) nëpërmjet mesazheve. BMW është prodhuesi i parë që njofton se do të integrojë funksionin e ri të Apple, që pritet ta aplikojë në serinë e automjeteve të reja që do dalin në treg.
Drejtuesit do të përdorin funksionin ‘BMW Digital Key’ në telefonin e tyre, dhe më pas do jenë në gjendje ta ndezin automatikisht mjetin nëpërjmet telefonit, duke shtypur butonin e fillimit të motorit. /abcnews.al