Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apple padit OpenAI, e akuzon për vjedhje të informacioneve të vlefshme

schedule12:54 - 13 Korrik, 2026

schedule 12:54 - 13 Korrik, 2026

Apple ka akuzuar OpenAI se ka fituar akses në informacione të vlefshme konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve të saj.

Në një padi federale të ngritur të premten, Apple paditi kompaninë e Al, dy nga punonjësit e saj dhe io Products, duke pretenduar se ata ishin përfshirë në “një model vjedhjeje” të informacionit konfidencial të Apple në lidhje me zhvillimin e produkteve dhe punën përkatëse.

Dy punonjës të Apple të cilët u larguan nga kompania për t’u bashkuar me OpenAI, dyshohet se janë përfshirë në dërgimin e emaileve për informacion të brendshëm të Apple.



“Ne nuk jemi të interesuar për sekretet tregtare të kompanive të tjera”, deklaroi një zëdhënës i OpenAl

Kompania po heton ankesën e Apple.

Një zëdhënës i Apple tha se padia ishte rezultat i provave të rëndësishme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!