Manchester City arriti një fitore pa probleme mbrëmjen e djeshme, ku të besuarit e Pep Guardiolës mposhtën 5-0 Burnleyn në shtëpi. Edhe pse doli me tre pikë nga sfida, tekniku spanjolli humbi një nga shtyllat e ekipit. Bëhet fjalë për Sergio Agueron, i cili u dëmtua në fundin e pjesës së parë dhe nuk mundi ta mbyllte ndeshjen.
Madje sulmuesi i “Qytetarëve” pritet të kryejë një operacion në gjurin e majtë në Barcelonë. Ka qenë pikërisht babai i argjentinasit, ai që e ka deklaruar këtë gjë duke konfirmuar dëmtimin e rëndë që Sergio pësoi.
”Fola pak me të pas ndeshjes se e ka pësuar goditje pikërisht aty ku kishte dhimbje edhe gjatë javës. Është pjesa e meniskut dhe sot pritet të kryhet një test tjetër.
Sipas kalkulimeve të mia, ai do të operohet të enjten ose të premten në Barcelonë, aty ku e bëri dhe herën e fundit”, deklaroi Leonel del Castillo për “Radio La Red”. /abcnews.al