Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Viktor Markun të arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.
Gazetarja Glidona Daci raporton se prokuroria ka paraqitur në seancë dokumentat e autoriteteve të Malit të Zi, sipas të cilave shoqërimi i Markut në kufi është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës.
Avokati i Markut, Ilir Murati ka ngritur pretendimin se ato duheshin sjellë që dje dhe ka kërkuar të gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, gjë e cila është hedhur e fundit e cila ka thënë se kjo i përket sekretit hetimor.
Një ditë më parë, Murati deklaroi për mediat se ndaj klientit të tij nuk kishte pasur urdhër ndalimi. Para togave të zeza ai u shpreh se kishte qenë në Mal të Zi kur kishte ndodhur ngjarja.
LEXO EDHE: SKEMA/ Atentatorët i bënë pritë Hekuran Billës, një makinë tjetër e ndoqi për disa minuta
Lidhur me këtë ngjarje është lënë në burg edhe nipi i Markut Sebastian Mali. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar këtë të fundit duke ndjekur Hekuran Billën, ndërsa sipas prokurorisë ekzekutimi është kryer nga Marku.
Mësohet se Mali kishte marrë me qira një makinë në qytetin e Shkodrës, ndërsa kur ka mbërritur në Tiranë ka ndërruar makinën në një servis pasi ka pretenduar se donte një makinë më të mirë pasi do dilte me të dashurën.
Viktor Marku rezulton të udhëtuar drejt Malit të Zi në muajin Janar, dhe nuk ka regjistruar hyrje dhe dalje të tjera në sistemin TIMS. Por prokuroria pretendon se një dëshmitar nga Shkodra ka deklaruar se është takuar me Markun për t’i dhënë makinën me qira.
Dyshimet e prokurorisë janë se Marku ia ka dhënë makinën nipit, pasi pas ka ndodhur vrasja e Billës, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hipur në makinën që u gjet e djegur në Pezë, pas vrasjes së Billës./abcnews.al