Albinot Maloku: Takimi në Washington hap drejt finalizimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

schedule09:31 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:31 - 23 Qershor, 2020

Pas katër ditësh delegacioni i Kosovës dhe një delegacion nga Serbia do të takohen në Washington në kuadër të finalizimit të marrëveshjes së dialogut.

Politologu Albinot Maloku në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se pritet që 27 qershori të jetë dhe hapi final drejt finalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkohë sa i përket demerkacioni mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë në momentin që këto dy vende do të njohin njëra tjetrën. Takimi i 27 qershorit do të jetë nisje e finalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përsa i përket të gjithë çështjeve. Për çështjen e njohjes që krijon probleme të tipit në vijën ajrore dhe hekurudhore dhe për çështje të ndryshme ekonomike”, ka thënë Maloku.

Ndër të tjera politologu thekson se është e rëndësishme që në këtë marrëveshje janë të përfshirë të gjithë palët, dhe pse për Kosovën roli i SHBA-së është i pakrahasueshëm në raport me atë të BE-së, që duket se është zbehur ditët e fundit.

Kosova në asnjë mënyrë mes këtyre dy palëve BE dhe SHBA nuk do të zgjedhe palë por me SHBA , Kosova ka zgjedhë që të ketë marrëdhënie speciale me Amerikën. Por në këtë raport nuk shikoj garë mes BE-së dhe SHBA-së, pasi nga 2011 kur ky dialog i famshëm mes Kosovës dhe Serbisë, i iniciuar nga BE pas shpalljes së vendimi GJND-së, në proces kanë qenë të përfshirë dhe amerikanët në Bruksel, pasi është diskutuar për tema specifike dhe Kosova ka kërkuar që ato të jenë pjesë e bisedimeve. Shumë analistë në vend dhe në SHBA thonë se kjo është një insistim i ambasadës amerikane, kryesisht i asaj Trump për të krijuar një plus vetes në arenën ndërkombëtare, pasi tentative për marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës ka dështuar, ndaj duket se çështjen e Kosovë-Serbi kërko ta shënojë si triumf. Ndërsa sa i përket BE-së e ka humbur kredibilitetin e saj në Kosovë”, ka thënë politologu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!