Durrës, vdes një fëmijë 3-vjeç në spital

schedule14:36 - 5 Prill, 2018

schedule 14:36 - 5 Prill, 2018

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Durrësit këtë të enjte.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 3-vjeçari me iniciale D.Z. ishte dërguar nga një kopësht privat për në spital.

3-vjeçari ishte  në gjendje  të rëndë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së fëmijës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!