Biznesi i vogël dy orë grevë kundër Tvsh-s

schedule14:42 - 5 Prill, 2018

schedule 14:42 - 5 Prill, 2018

Katër vite më parë, Panajoti u kthye nga Greqia për t’i siguruar familjes një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Hapi një dyqan me mallra të perzier pranë tregut ushqimor në Tiranë, te cilin për dy orë këtë të enjte e mbajti të mbyllur.

Një formë proteste kjo, kundër përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Ai thotë se e ka të pamundur ta përballojë.

“Do të thotë më tepër shpenzime, preokupim për të paguar taksa më tepër”.

Panajoti tregon se është i vetmi krah pune në familjen prej pesë anëtarësh. Ajo çfarë nxjerr nga ky dyqan është një rrogë mujore.

“Kam zero ngritje paraje gjendje, këtu 4 vjet jam puno edhe ha. Për gjërat më emergjente nxjerr para nga xhepi. U kthyem se mos bejmë një gjë më të mirë po siç po e shikojmë është çdo vit e më keq. Mos shihni ministrat që dalin e thonë kemi rritje ekonomike, ajo nuk reflektohet në popull”.

Rritjen e çmimeve të produkteve për të përballuar kostot nga taksat nuk e sheh si mundësi, pasi thotë se në këtë treg, konkurenca ështe e madhe.

Nëse nuk ja del të vetmen zgjidhje thote se ka largimin.

Të vetëpunësuarit si Panajoti që mbyllen dyqanet në Tirane ishin shumë, por të shumte ishin edhe ata që nuk i humbën dy orë nga aktiviteti i tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH dhe vijuan punën.

Sipas tatimeve, vendimi për uljen e pragut të qarkullimit vjetor mbi të cilin llogaritet TVSH nga 5 milionë në 2 milionë prek 11 mijë e 500 subjekte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!