Vuçiç drejt fitores, deri tani merr 62,5 % të votave

schedule07:16 - 22 Qershor, 2020

schedule 07:16 - 22 Qershor, 2020

Partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën.

Mediat në Serbi, bëjnë me dije se sipas rezultateve të para zyrtare Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç me 10,7 %.

Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiçit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiçi 30 deputetë. Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.

Pas rezultateve të para, fitoren e ka festuar Vuçiçi, duke thënë se partia e tij ka marrë më shumë se dy milionë vota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!