ISHP njoftoi për 6 raste të reja me koronavirus sot në Shkodër duke e çuar në 116 numrin total të të sëmurëve aktivë në këtë qytet.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se një prej rasteve pozitive është një punonjëse e Gjykatës së Apelit në Shkodër.
Ndërkohë, ISHP njoftoi sot për 53 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 722 numrin total të rasteve aktive në Shqipëri. /abcnews.al

