Ditën e djeshme, e dashura e Ledri Vulës, Sara festoi ditëlindjen. Mes mesazheve të shumta, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte padyshim dhe urimi që i bëri reperi, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.
“E rujm njëri-tjetrin si ujin e pijshëm si me jetu veç na dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi reperi, krahas fotos së publikuar në Instastory, ku dyshja shfaqet të kapur dorë për dore.
Por jo vetëm kaq, një dedikim akoma më i ëmbël Sarës i ka ardhur dhe nga vjehrra. Teksa ka postuar një foto në Instastory, Xheraldina ka zbuluar edhe se si i thërret me përkëdheli partneres së djalit të saj.
“Pashulja jem, urime ditëlindja”, i shkruan mamaja e Ledrit, krahas fotos ku shihen të dyja të përqafuara. /abcnews.al/