Në kërkim për vrasjen e Hekuran Billës, arrestohet në Mal të Zi Viktor Marku

schedule17:41 - 19 Qershor, 2020

schedule 17:41 - 19 Qershor, 2020

Arrestohet në Mal të Zi Viktor Marku, i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës. Lajmin e konfirmon për abcnews.al gazetari Artan Hoxha. Mësohet se Marku është arrestuar në afërsi të Podgoricës.

Ai ishte në kërkim policor si autor i dyshuar për vrasjen e Billës pak ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe policisë malazeze. Bëhet e ditur se policia ka ndjekur lëvizjet e Viktor Markut, më pas ka njoftuar homologët malazezë të cilët kanë kryer arrestimin.

34-vjeçari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i cili është vrarë nga Billa në vitin 2006, në Angli.  Ndërkohë, ditën e djeshme policia arrestoi nipin e Prel Markut, Sebastian Mali, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës.

LEXO EDHE: Hekuran Billa ishte kthyer nga Durrësi, u qëllua para takimit me motrën, zbulohet makina e dytë

Ai u arrestua në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobuzëve, ndërkohë që nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen përpara grupit hetimor.

Billa u vra teksa po lëvizte me makinë, ku disa persona që i bënë pritë me dy automjete e qëlluan me 11 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

LEXO EDHE: Kush është bashkëpunëtori për vrasjen e Hekuran Billës, çfarë deklaroi para grupit hetimor

Pista kryesore e hetimit është pikërisht hasmëria, për shkak se në vitin 2006 Billa kishte vrarë në Londër Prel Markun, asokohe 22-vjeç, ndërsa në kërkim si autor i dyshuar për këtë ngjarje është pikërisht vëllai i këtij të fundit Viktor Marku, i cili tashmë është vënë në prangat e policisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!