Në media të ndryshme qarkulloi dje lajmi sikur Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga po prisnin të shtoheshin me fëmijë. Diçka e tillë ka sjellë reagimin e këngëtares shqiptare.
Kjo e fundit ka mohuar lajmin me një postin të bërë në “Instagram”. Xhilaga bën një krahasim me futbollin, profesionin e të dashurit të saj. “Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende te pika e penalltisë, s’kemi mbërritur te goli.
Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj fundjavë të bukur“, shkruan Çiljeta Xhilaga, e dashura e portierit të Partizanit. /abcnews.al