Ahmetaj: Protesta e opozitës në Gjykatë është politike

schedule12:51 - 4 Prill, 2018

schedule 12:51 - 4 Prill, 2018

Informim dhe sqarim për tarifën në rrugën e kombit i ka kërkuar komisioni parlamentar i ekonomisë ministrit të financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.

Mungesën e opozitës e ka zëvendësuar  disi kryetari i këtij komisioni Erion Brace.

Erion Braçe: “Rruga ka marrë karakter urban dhe si e tillë, banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”

Arben Ahmetaj: “Ju garantoj që sot që flasim autoriteti kontraktor me urdhër me kryeministrin është në negociatë intensive. Dhe kryeministri ka kërkuar që negociata të mbarojë brenda një muaji”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë i ka thënë jo pretendimeve për ndryshimin e taksës së qarkullimit.

Arben Ahmetaj: “Taksa është pjesë e thesit të madh. Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike”.

Ministri i Financave tha se të ardhurat në buxhet nga kontrata e koncesionit do të jenë 71 milionë euro./abcnews.al