Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Dështim spektakolar i Flamurtarit, Sormanin do e hiqnin të ishte shqiptar”

schedule23:50 - 18 Qershor, 2020

schedule 23:50 - 18 Qershor, 2020

Trajneri i njohur shqiptar, Agim Canaj, vazhdon të japë mendimet dhe opinionet e tij në Pressing, në ABC News. Fillimisht, Canaj foli për Flamurtarin, duke e quajtur një dështim spektakolar, ndërsa më pas u ndalua dhe te trajneri italian i Partizanit, Sormani.

“Filloi i dështuar dhe po mbaron i dështuar. Prenotoi një trajner si Gerd Haxhiu. Problemi është te politika e klubit. Kur ti nuk bën politika klubi, është shumë e vështirë të kesh skuadër as në Akademi. Vlora është një dështim spektakolar. Te Flamurtari, të gjithë legjendat e Flamurtarit e thonë se kanë dështuar.

Sormani? Partizani nuk t’i lejon 5 humbje radhazi. Çfarë do të ndodhte nëse do të ishte trajner shqiptar? Presidenti Demi ka bërë afrime. Në një skuadër si Partizani, Dinamo, nuk lejohen kaq shumë hapa fals”, tha mes të tjerash Canaj./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!