Tension te skuadra italiane, trajneri i njohur ndërpret stërvitjen para kohe

schedule19:16 - 18 Qershor, 2020

schedule 19:16 - 18 Qershor, 2020

Serie A do të rinisë këtë të shtunë, ditë kur luhen sfidat Torino-Parma dhe Verona-Cagliari. Sampdoria zbret në fushë të dielën në mbrëmje (21:45) dhe përballë do të ketë Interin e Contës në “San Siro”.

Një “provim” shumë i vështirë për djemtë e Claudio Ranierit, teksa seanca e fundit stërvitore është mbyllur para kohe. Lorenzo Tonelli dhe Gaston Martinez janë acaruar me njëri-tjetrin sipas raportimeve të Secolo XIX.

Tensioni nuk ka munguar mes mbrojtësit italian dhe mesfushorit nga Uruguaji. Të dy nuk i kanë kursyer duelet dhe kontaktet në stërvitje, teksa kanë qenë afër përplasjes fizike me njëri-tjetrin.

Për të evituar që situata të mos përkeqësohej edhe më shumë, trajneri Ranieri ka vendosur të mbyllë seancën, duke i dërguar lojtarët para kohe në dush. /abcnews.al