Thaçi: Takimi në Washington, kthesë historike për Kosovën

schedule16:46 - 18 Qershor, 2020

schedule 16:46 - 18 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  këtë të enjte ka folur në lidhje me takimin e 27 qershorit që do të zhvillohet në Washington, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Thaçi në një konferencë për mediat është shprehur se në SHBA, Kosova do të shkojë e përgatitur për përfaqësim të denjë si gjithmonë.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka falenderuar presidentin Trump dhe të dërguarin special për dialogun Grenell për mbështetjen.

Takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi të papërsëritshme për arritjen e paqes. Delegacioni shtetëror i Kosovës, njësoj si në të kaluarën edhe tani shkon i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht integritetin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Njëlloj si në të kaluarën, Kosova do të jetë në anën e duhur të historisë. Vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e SHBA-ve dhe Kosova do të punojë për të bëtë marrëveshje paqësore dhe historike dhe për ta mbyllur kapitullin e armiqësisë shekullore me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ndër të tjera në fjalën e tij presidenti ka theksuar se kjo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve, anëtarësim në OKB, NATO e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!