Protesta/ Jepet sot masa e sigurisë për 23 të ndaluarit

schedule08:52 - 4 Prill, 2018

schedule 08:52 - 4 Prill, 2018

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 23 personat e ndaluar për dhunën gjatë protestës të së shtunës në Rrugën e Kombit. Kjo seancë po mbahet në masa të rrepta sigurie si brenda mjediseve të gjykatës ashtu edhe jashtë saj.

Rruga përpara Gjykatës së Tiranës është rrethuar me forca të shumta policie që disa orë para fillimit të seancës gjyqësore dhe është bllokuar për qarkullimin e makinave. 23 të ndaluarit janë sjellë në gjykatë para orës 8.00 të mëngjesit, ndërsa seanca ishte parashikuar të fillonte në orën 9:00.

Para gjykatës nuk janë lejuar të grumbullohen familjarë të të ndaluarve apo protestues të tjerë, sikurse kanë bërë gjatë këtyre ditëve në rrugën para ndërtesës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gjithsesi familjarët dhe qytetarë të tjerë po qëndrojnë, duke protestuar në anën tjetër të rrugës përballë gjykatës, përtej Lanës. Seanca po zhvillohet e mbyllur, pa praninë e mediave./abcnews.al