Dy raste të reja me Covid-19 në provincën veriore të Kinës Hebei ishin tregtarë në tregun Xinfadi në Pekin. Lajmin e dha sot Qendra Hebei për Kontrollin e Sëmundjeve.
Kina raportoi gjithsej 24 raste të reja të transmetuara në vend, të mërkurën. Tre prej tyre janë raportuar jashtë Pekinit, ku zyrtarët po mundohen të përmbajnë një grup të ri me më shumë se 150 të infektuar të lidhura me një “shpërthim” në Xinfadi, tregu më i madh i ushqimit me shumicë në qytet.
Rasti i tretë i ri jashtë kryeqytetit është nga qyteti Tianjin, dhe është një 22-vjeçar që punon si pjatalarëse në një restorant hoteli.
Ai nuk ka histori udhëtimi në 14 ditët e kaluara dhe nuk ka qenë në kontakt me raste të konfirmuara ose të dyshuara. Gjurmimi i kontakteve për këtë rast po vazhdon.
Tianjin është një qytet i nivelit provincial me një popullsi prej 15.61 milion banorësh, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2019.
Katër provinca në Kinë, Hebei, Zhejiang, Sichuan dhe Liaoning, kanë konfirmuar tashmë raste që lidhen me grupin e Pekinit, sipas secilës prej qeverive të tyre lokale. /abcnews.al/

