Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E kërkojnë tre ekipe “big”, Bennacer flet për të ardhmen e tij

schedule17:39 - 17 Qershor, 2020

schedule 17:39 - 17 Qershor, 2020

Ismael Bennacer pranon se është “i nderuar” nga zërat që e çojnë atë te PSG, Manchester City dhe Real Madrid, por siguron se do të qëndrojë në Milano të paktën dhe për sezonin e ardhshëm.

Forma e Bennacer këtë sezon ka nxitur spekulime për një lëvizje të mundshme te një nga këto tre ekipe, por mesfushori i Algjerisë po mendon vetëm për të dhënë gjithçka për kuqezinjtë. “Unë nuk di asgjë për të ardhmen time,” tha fillimisht Bennacer për ‘Le Buteur’.

“Misioni im është të jap gjithçka në fushën e lojës. Unë jam duke punuar për Milanin dhe jam në shërbimin e tyre. Fokusi është te klubi im, ku ndihem mirë. Sa për gjërat tjera, unë jam i nderuar nga interesimi i klubeve të mëdha”, tha Bennacer.

Milani i pagoi Empolit 16 milion euro verën e kaluar për 22-vjeçarin, i cili ka luajtur 24 herë këtë sezon, përfshirë edhe ndeshjen kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!