Kryetari i një Komune në Kosovë infektohet me koronavirus

schedule22:48 - 16 Qershor, 2020

schedule 22:48 - 16 Qershor, 2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë me dije se është mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë simptomë.

Ndër të tjera ai thekson se puna në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njëjtë, dhe ai do të vazhdojë të punoj nga shtëpia.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kamenicës,

Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.

Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome.

Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia./abcnews.al