Tritan Kalo apel qytetarëve: Ju lutem si miku e vëllai juaj zbatoni këshillat e profesionistëve

schedule21:04 - 16 Qershor, 2020

schedule 21:04 - 16 Qershor, 2020

Mjeku Tritan Kalo ka bërë një apel për qytetarët për të respektuar masat për parandalimin e koronavirusit, pas rritjes së frikshme të shifrave përgjatë ditëve të fundit.

Kalo thotë se duhen respektuar masat në të mirë të fëmijëve, prindërve dhe të afërmve, duke respektuar këshillat e mjekëve dhe jo të gjithologëve.

Ai thekson se kemi ende shuëm rrugë ndaj Sars Cov2, por shton se ka dritë në fund të tunelit edhe pse rruga për të shkuar deri aty është ende e gjatë.

“Kohë kovidiane. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm….Dëgjova dhe dëgjuat….Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij….

JU LUTEM që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej PROFESIONISTËVE qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj….LARG veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjeksisë….

Nuk ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë mirëbesimi, mirëkuptimi dhe bashkëveprimi mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….Jeta e gjithkujt prej jush është e paçmimitë….

Shqipëria jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…kemi ende shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tunelit, por udha për të mbritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!