I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur mesditën e kësaj të mërte në Prishtinë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se pyetjes nëse ka ardhur me datat e takimeve për rinisjen e dialogut në Bruksel, Lajçak ka thënë se i ka datat, por nuk mund t’i bëjë publike.
“I kam datat, por nuk mund t’i bëjë publike tani sepse duhet të koordinohem me partnerët dhe se nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë ai.
Lajçak po ashtu ka deklaruar se dialogu në Bruksel është i rëndësishëm, e ardhmja e Kosovës është në BE.
Diplomati sllovak ka shtuar se është në dijeni për takimin Kosovë – Serbi në Washington, më 27 qershor, porse sipas tij, më e rëndësishme për të, është fillimi i dialogut, ngase e ardhmja e Kosovës është evropiane.
Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai pritet që të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti./abcnews.al