Ndërsa situata nga koronavirusi në vend paraqitet më e rënduar, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ka nga ata që e konsiderojnë si një mashtrim. Së fundmi, lidhur me këtë ka reaguar dhe aktorja Delinda Disha, e cila mendon se kemi të bëjmë me një mashtrim për të përhapur panik.
Në një postim në Insta Story, ajo shkruan: “COVID-19 është një mashtrim i madh për të hapur panik në popullsi për të bërë vaksinën. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë jo. Një gënjeshtër që po i shkatërron njerëzit psikologjikisht dhe ekonomikisht”.
![]()
Kujtojmë që një ditë më parë dhe këngëtari nga Kosova, Labinot Tahiri tha se “koronavirusi është një gënjeshtër”. Ky reagim i tij, vjen pas anulimit të dasmave në Kosovë për shkak të situatës nga pandemia. /abcnews.al



