Ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 po rritet nga dita në ditë qytetarët i druhen një karantine te dytë, të paralajmëruar edhe nga kryeministri.
Por më të pasigurte ne këtë situatë janë sipërmarrësit e biznesit të vogël për të cilët një mbyllje e dytë do të kishte pasoja të pallogaritshme për ta.
Arben Breshani, drejtues i dhomës së tregtisë në Vlorë, nuk e mohon falimentim te bizneseve.
“Po dëgjojmë që do të ketë një valë të dytë. Nuk mund ta përballojmë një mbyllje të dytë. Ndikimi do jetë i madh. Katastrofike,” shprehet Breshani.
Por sa biznese u mbyllen në valën e karantinës?
“Pandemia do kishte dhe pasoja. Është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarit, 80 biznese të mbyllura. Efekti i pandemisë është i fortë, njerëzit duhet të shpenzojnë gjatë kësaj periudhe. Sa më shumë të shpenzojnë aq më shumë ndihmojnë ekonominë,“shtoi ai.
Shpresa mbetet turizmi , por dhe ai varet nga hapja e kufijve. /abcnews.al/