Klasike, shëtitje dhe dy finale: Çfarë na ofron java e 30-të e Superiores

schedule13:37 - 16 Qershor, 2020

schedule 13:37 - 16 Qershor, 2020

Superiorja vijon garimin dhe situata ka ndryshuar në krye të renditjes, ku Tirana tashmë ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Kukësi ndjekës. Bardheblutë të premten rikthehen të luajnë në shtëpi, teksa në program kanë klasiken me Vllazninë.

Ky takim nis prej orës 17:00. Njëkohësisht luhet edhe në Vlorë, ku Partizani sërish e ka një shëtitje dhe tre pikët kundër Flamurtarit të rënë nga kategoria janë detyrim. Shëtitje një ditë më pas mendohet ta ketë edhe Teuta, që luan në transfertë me Luftëtarin.

Të shtunën ka edhe finale dhe në Laç skuadra vendas pret Kukësin pretendent për titull. Një sfidë mjaft e luftuar pritet të jetë kjo përballje, si zakonisht në fakt, pasi për të dyja skuadrat vetëm fitorja bën punë.

E njëjtë situata në Ballsh, për vendasit më së shumti. Mysafir do të jetë Skënderbeu i vendit të tretë dhe Bylisi kërkon fitoren që e largon nga vendi i tetë. Skuadra e Dovedan do të kërkojë të përsërisë ndeshjen e kupës dhe t’i mundë sërish korçarët. Një finale për ta. / abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 30
E premte, më 19 qershor, ora 17:00
Tirana-Vllaznia
Flamurtari-Partizani
E shtunë, më 20 qershor, ora 17:00
Laçi-Kukësi
Bylisi-Skënderbeu
Luftëtari-Teuta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!