Një automjet në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e së martës. Njoftohet se rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, një mjet tip “Opel” është përfshirë nga flakët.
Automjeti po drejtohej nga 42-vjeçarja E. D., banuese në Durrës. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.
Si shkak i shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Njoftohet se si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë 51 vjeçarja F. R, banuese në Tiranë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.
Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al/